Të paktën 500 banorë të Kharkivit janë vrarë deri më tani

Shërbimet e urgjencës në qytetin verilindor të Kharkiv thonë se të paktën 500 banorë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është nën bombardime intensive gjatë javëve të fundit, megjithëse forcat ruse kanë luftuar për të rrethuar qytetin për shkak të mungesës së municioneve, transmeton rtv21.tv.
“Dy persona vdiqën kur predhat ruse goditën blloqe apartamentesh shumëkatëshe në lagjen Nemyshlyansk të qytetit”, tha shërbimi i urgjencës në përditësimin e tij të fundit ditor.
Mbikëqyrësi i OKB-së për të drejtat e njeriut ka vlerësuar se të paktën 691 civilë janë vrarë deri më tani, ndërsa 1,143 të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën./21Media

Back to top button