Të paktën 57 të vrarë dhe 169 të plagosur pas sulmeve nga forcat ruse

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko, njoftoi se të paktën 57 persona kanë vdekur dhe 169 persona të tjera janë plagosur pas sulmeve nga forcat ruse.
Duke folur drejtpërdrejt në kanalin televiziv 1+1 të Ukrainës, Lyashko tha se spitalet dhe punonjësit mjekësorë ishin gjithashtu nën sulm të enjten, duke përfshirë Avdiivka-n dhe Vuhledar në Donetsk ku ka viktima të raportuara mes punonjësve mjekësor, përcjellë rtv21.tv
Ndërsa më shumë se 100 mijë njerëz kanë lëvizur brenda Ukrainës, duke ikur nga dhuna për në një vend më të sigurtë, thanë nga Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara./21Media
 

Back to top button