Kaloni te përmbajtja kryesore

Të paktën 64 civilë të vrarë dhe qindra të plagosur nga pushtimi rus

OKB ka bërë të ditur se të paktën 64 civilë janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Zyra e agjencisë për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi “të paktën 240 viktima civile, duke përfshirë të paktën 64 njerëz të vrarë” në luftimet që kanë shpërthyer që kur Moska nisi sulmin.

Deklarata shtoi se dëmtimi i infrastrukturës civile ka privuar qindra mijëra njerëz nga aksesi në energji elektrike ose ujë, transmeton rtv21.tv

”Qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa urat dhe rrugët e dëmtuara nga bombardimet kanë lënë disa komunitete të shkëputura nga tregjet”, thuhet në deklaratë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button