Të paktën 7 të vdekur nga përmbytjet e papritura në Itali

Shira të dendur dhe përmbytje goditën rajonin qendror italian të Marche nga orët e vona të së enjtes, duke mbytur të paktën shtatë persona, ndërsa tre të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.
Autoritetet lokale thanë se nuk prisnin një “bombë uji” të tillë të papritur, pasi rreth 400 milimetra shi ranë brenda dy deri në tre orë, duke përmbytur rrugët e disa qyteteve në provincat Ancona dhe Pesaro-Urbino, transmeton rtv21.tv.
Shërbimet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve, citohet të kenë thënë autoritetet./21Media

Back to top button