Bien çmimet e naftës dhe benzinës në Kosovë

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.67 euro për litër, për benzinë është 1.34 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.76 euro. Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 16 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) më 31 gusht ka marrë vendim që të vendosë masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.
Sipas këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë 12 centë për litër naftë.
Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se “MINT-i ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi. Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhje e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore”.
Ky vendim do të jetë në fuqi për 30 ditë./21Media  

Back to top button