Të paktën 7 të vdekur pas bombardimeve të tregut në Ukrainë

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse bombarduan një treg në qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, transmeton rtv21.tv.
“Rusët goditën tregun qendror, ku kishte shumë njerëz në atë moment”, tha ai në Telegram.
“Nuk ka asnjë logjikë ushtarake në një granatim të tillë – vetëm një dëshirë e shfrenuar për të vrarë sa më shumë nga njerëzit tanë dhe për të frikësuar të tjerët”, shtoi ai./21Media

Back to top button