KE publikon raportin për Shqipërinë: Në fokus investimet energjetike

Komisioni Evropian (KE) në samitin për raportin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, ka theksuar se në fokus edhe vitin e ardhshëm do të jenë investimet dhe marrëveshjet energjetike.
KE ka ftuar Ballkanin Perëndimor të bashkohen për gazin e lëngshëm dhe hidrogjenit, Serbia dhe Bosnja janë bashkuar.
“Komuniteti energjetik i Komunitetit Evropian po hap tregun elektrik për Ballkanin Perëndimor. Paketa e këtij viti do të fokusohet tek implementimi dhe investimet që ne filluam 2 vjet më parë. Plani vjen me 9 mld euro nga bankat europiane dhe mundësia për të marrë 20 mld euro në 6 vitet e ardhshme. Ky fond është gjatë rrugës së tij. Në dy vitet e fundit kemi dhënë 1.2 mld euro në grante në Ballkanin Perëndimor. Kemi financuar 24 projekte me një vlerë 3.4 mld eurosh,” tha Oliver Varheley.
Prezantimi i paketës së zgjerimit 2022, e bëri Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Varhelyi  deklaroi se Paketa e Zgjerimit të BE-së përfshinë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor plus Turqinë./21Media

Back to top button