Të premten arrijnë 100 mijë doza Pfizer në Kosovë

 

Në Kosovë të premtet pritet të arrijnë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në takimin që ka pasur me kryetarët e komunave.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinonim në platformën E-Kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi deri tani është 57.615. /21Media

 

 

Back to top button