“Të premten ndodhi ndërmarrja më serioze diplomatike e SHBA-së në dy dekadat e fundit”

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot gjatë konferencës për media e vlerësoi marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington.

Ai u shpreh se të premten ishte konfirmimi tjetër i përkrahjes së ShBA-së për Kosovën.

“Në të gjitha takimet që kam zhvilluar në këto katër vite me presidentin Trump më ka folur për Kosovën si një vend e popull i mrekullueshëm. Javën e kaluar ishte një konfirmim tjetër i këtij përkushtimi dhe i kësaj përkrahje. Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për më tepër se dy vite me administratën e presidentit Trump me përkushtimin personal të emisari special, ambasadorit Grenell, të premten e kaluar arritëm që në Shtëpinë e Bardhë që të formalizohen këto përpjekje”, u shpreh ai.

Presidenti shtoi se kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy dekadat e fundit për Ballkanin Perëndimor./21Media

Back to top button