Të premten vjen projekti i ri nga Don Xhoni

Rep-artisti i njohur, Don Xhoni ka një lajm të mirë për fansat e tij.
Artisti, së fundmi, përmes një fotografie të postuar në ”InstaStory”, ka bërë të ditur se do të sjell një projekt të ri muzikor.
”Trust me” mban emrin kënga e re e artistit.
Reperi ka bërë të ditur edhe ditën e datën e publikimit të këngës së re.
”Trust me, e premte, 20:00”, ka shkruar Don Xhoni krahas fotografisë së postuar.

Ndërkaq, projekti i fundit nga artisti është ”Deri kur”, të cilin e ka publikuar më 8 korrik./21Media

Back to top button