Të rinjtë nga Kosova në garën e NASA-s

Të rinjtë nga vendi ynë sfidohen me “You are my sunshine”

Grupi i vetëm i shkencëtarëve nga Kosova, “Heliox” ka hyrë në garën e NASA-s, me projektin e tyre që ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e energjisë diellore, përmes krijimit të një mjeti kontrollues të kësaj energjie, projekt ky që doli nga Qendra Inovative Kosovare.

Skuadra e Heliox-it është e përbërë kryesisht nga studentë të shkencave kompjuterike, inxhinierëve të elektroteknikës dhe dizajnit grafik, teksa pjesë e këtij grupi janë edhe disa studentë të UBT-së, në mesin e të cilëve edhe lideri i ekipit, Agon Hysenaj.

Sfida e tyre titullohet “You are my Sunshine”, kurse projekti i tyre ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit ta kuptojnë energjinë diellore, por edhe krijimin e një mjeti kontrollues të kësaj energjie.

Energjia diellore është e ardhmja për prodhimin e energjisë, kanë pohuar ata, teksa sipas tyre, ata ofrojnë një qasje të re për përdorimin e energjisë nga panelet diellore, si dhe për mënyrën se si të menaxhohet ajo.

Ky projekt aktualisht ka hyrë në garën ndërkombëtare të NASA-s, në të cilin janë duke marrë pjesë projekte nga vende të ndryshme të botës, kurse votimi mund të bëhet direkt në linkun e NASA-s, duke e kërkuar grupin “Heliox”.

Back to top button