Të shtëna gjatë tubimit, plagoset Trump

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është plagosur gjatë një tubimi në Pensilvani.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, dëgjohen të shtëna, teksa agjentët e shërbimit sekret menjëherë e mbuluan Trumpin.

Në video u pa që Trump ishte gjakosur në pjesën e djatht të kokës, teksa menjëherë në podium dolën agjentë të armatosur.

Kandidati republikan për president u ishte drejtuar mbështetësve të tij në Butler, Pensilvani – një shtet i rëndësishëm në zgjedhjet e nëntorit.

U dëgjuan zhurma të shumta ndërsa Trump sulmoi pasardhësin e tij, Presidentin Joe Biden, dhe administratën e tij.

Disa mbështetës që mbanin pankarta që qëndronin pas Trump u kërrysën teksa u dëgjuan të shtënat e dukshme.

Back to top button