Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtëna me armë në fshatin Rakoc të Gjakovës

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e premte në fshatin Rakoc të Gjakovës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 14:50.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pasi ka dëgjuar të shtëna nga arma ka vërejtur në murin e shtëpisë dy vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një predhë të kalibrit 7.62mm”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button