Të shtëna me armë në kryeqytet, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur rast për një incident me armë që ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Prishtinë.

Sipas njoftimit, një person ka shtënë disa herë me armë pas një konflikti me një person tjetër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ekipet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur e sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur.

Për rastin është njoftuar prokurori, e rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje, përdorim i armës dhe sulm”.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur”, thuhet në raportin policor./21Media

Back to top button