Të shtëna me armë në kryeqytet

 

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në ora 21:20 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Me 24.08.2020 rreth orës 21:20 Policia ka pranuar një informatë se në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka të shtëna me armë. Njësitë relevante të stacionit policor “Jugu” iu janë përgjigjur menjeher informatës dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes”.

Rastin e ka raportuar një person i cili ka deklaruar se dy të dyshuar kanë shtënë në drejtim të tij, derisa ishin duke lëvizur me një skuter.

 “Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë hasur në personin mashkull, i cili ka deklaruar se deri sa ishte duke dalur nga nje market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas tij ai ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar. Nuk raportohet për viktima tjera deri në këtë moment“, ka thënë zëdhënësi Hoxha.

Policia janë ende në vendin e ngjarjes duke ndërmarr veprime operacionale dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti./21Media

 

Back to top button