Të shtëna me armë në Prishtinë

Mbrëmjen e së hënës ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv  e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana.

Ai bëri me dije se nuk ka të lënduar nga ky incident.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rinia në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Pllana./21Media

Back to top button