Të shtëna me armë vritet një 9-vjeçare plagosen dy të tjerë

Një vajzë nëntë vjeçare ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri në Liverpool.
Një burrë u raportua se kishte qëlluar me armë në një shtëpi në Kingsheath Avenue në Dovecot të hënën.
Vajza u qëllua në gjoks dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa një burrë ka pësuar plagë me armë zjarri në trup dhe një grua është qëlluar në dorë, transmeton rtv21.tv.
Policia e Merseyside ka vendosur një kordon ndërsa oficerët po ndjekin të armatosurin. Ndihmës shefi i policisë Jenny Sims tha se të shtënat ishin “me të vërtetë tronditëse”.
“Asnjë prind nuk duhet të vuajë kurrë humbjen e një fëmije në këto rrethana të tmerrshme”, tha Sims.
Burri dhe gruaja e plagosur u dërguan në spital pas të shtënave dhe hetimet shtëpi më shtëpi dhe mjekoligjore ishin duke u kryer./21Media

Back to top button