Të shtëna me armë zjarri, 3 të vrarë

Dy të tjerë mbetën të plagosur

Tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në të shtënat në Universitetin e Virxhinias. Policia është vënë në kërkim të një të dyshuari, i cili ndodhet në arrati.
Të shtënat ndodhen rreth orës 22:30 sipas kohës lokale. Zyrtarët raportuan se të plagosurit po trajtohen në spital. Departamenti i Policisë së Virxhinias postoi një njoftim në internet duke thënë se shumë agjenci policore, përfshirë policinë e shtetit, po kërkojnë një të dyshuar që po konsiderohet “i armatosur dhe i rrezikshëm”./21Media

Back to top button