Aktori turk flet për momentin e sulmit në Stamboll: Një shpërthim i madh

Aktori turk, Cansel Elçin ishte afër vendit ku ndodhi sulmi dje në Stmaboll.
Në një postim në Instagram Cansel ka treguar se për fat të mirë ai nuk ka pësuar lëndime, teksa shtoi se shpërthimi ishte i madh.
“Në Istiklal ka ndodhur një shpërthim i madh, jam mirë”, ka shkruar ndër tjera aktori.
Sipas raportimeve të fundit, numri i të plagosurve nga shpërthimi në Stamboll ka shkuar në 81, dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Nga ky sulm janë regjistruar 6 viktima./21Media
Back to top button