Të shtëna me armë zjarri në Komoran

Të shtëna me armë zjarri është raportuar se ka pasur dje rreth orës 13:49 në Komoran- Drenas. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, e në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja.
“Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button