Sulm në një lokal nate në Norvegji, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Dy persona u vranë dhe 14 u plagosën të shtunën nga të shtënat me armë zjarri në një klub nate dhe në rrugët përreth në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo, njoftoi policia.
Po ashtu policia bën të ditur se një i dyshuar që besohet të jetë autori i vetëm u kap.
Të shtënat ndodhën në Londra Pub, e cila e përshkruan veten në faqen e saj të internetit si “vendi më i madh i homoseksualëve dhe lezbikeve në Oslo”.
Ndër tetë personat e shtruar në spital, tre persona janë në gjendje kritike. 14 viktima të tjera pësuan lëndime të lehta.
I dyshuari ishte i armatosur me dy armë gjatë të shtënave, tha policia./21Media

Back to top button