Të shtëna më armë zjarri në Skenderaj

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë me gaz, një karikator të zbrazët dhe tri gëzhoja në Skenderaj të dielën, pasi në një aheng familjar u dëgjuan të shtëna.
Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar 28-vjeçari me inicialet G.G.
“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në një nga fshatrat në Skenderaj është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gas, një karikator pa fishek dhe tri (3) gëzhoja”, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.
I dyshuari, pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt, e ndaj tij u iniciuan veprat penale “përdorim i armës” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”./21Media

Back to top button