Rama: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është turp për BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se mosliberalizimi i vizave për Kosovën është turp për BE-në, pasi qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinent që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë.
Rama në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”, ka thënë se qytetarët e Kosovës më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë.
“Ky është turp për BE-në! Kosovarët janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë. Ata kanë jetuar më parë në Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura, por çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu” ka thënë ai, derisa ka komentuar edhe raportet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Unë them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar”, ka thënë Rama./21Media

Back to top button