Të shtëna me armë zjarri në Viti, konfiskohet një armë dhe 23 gëzhoja

Është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër, në fshatin Budrikë e Epërme në Viti.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit përmes një komunikate për media.

“Me këtë rast si provë materiale janë konfiskuar një (1) armë e llojit AK 47, një (1) karikator dhe njëzet e tri (23) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm të cilat do të përdoren dëshmi për gjykatën”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia bënë të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.

I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button