Të shtëna në fabrikën e Mercedesit, dy të vdekur

Dy persona janë vrarë pas të shtënave në një fabrikë të Mercedes-Benzit në Gjermaninë jugperëndimore të enjten – thanë autoritetet duke shtuar se një i dyshuar si autor i sulmit është arrestuar.

Njëri prej viktimave vdiq në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri më pas në spital. Nuk të lënduar të tjerë nga kjo ngjarje.

Autori i sulmit raportohet se kishte hyrë në fabrikë në orën 7.45 minuta, sipas orës lokale dhe më pas kishte hapur zjarr.

Hetuesit thanë se po punojnë në pistën e një akti të kryer nga një autor i vetëm dhe se asnjë individ jashtë fabrikës nuk ishte përfshirë. Mercedes konfirmoi se incidenti kishte ndodhur brenda në fabrikë dhe se ishte në komunikim me autoritetet.

Mercedes Benz prodhon në këtë fabrikë sedanin luksoz S-Class. Fabrika ndodhet rreth 17 km në jugperëndim të Stuttgartit. Rreth 35 mijë persona janë të punësuar aty.

Mercedes është një nga kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të makinave dhe ka shitur 2.41 milionë automjete pasagjerësh në të gjithë botën.

Back to top button