Të shtëna në një aheng familjar, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në Polici një të dyshuar dhe e ka sekuestruar një armë, pas raportimit për të shtëna në një aheng familjar në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë gjetur dy gëzhoja kurse nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me gas”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button