Të shtëna në një stacion në Mynih

Deri më tani raportohet se një person është plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë verifikuar mëngjesin e kësaj të marte në Mynih të Gjermanisë.

Policia gjermane ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë në stacionin Unterfoehring, i ndodhur në landin e Bavarisë.

Ende nuk dihet nëse të shtënat kanë pasur si autor një agjent të policisë, apo një të dyshuar, që tashmë është ndaluar. Nga të dhënat paraprake rezulton se një person ka mbetur i plagosur.

Policia përjashton mundësinë që episodi të ketë lidhje me terrorizmin.

Back to top button