Të shtënat në Los Anxhelos, 5 të plagosur

esë persona u plagosën në disa të shtëna disa milje larg vendit ku po ndodhte një ngjarje për blerjen e armëve në Los Anxhelos të shtunën, thanë zyrtarët.
Pesë viktimat meshkuj ishin në Royal Palms Beach duke bërë grill me një grup të madh njerëzish rreth orës 17:45, kur dy të dyshuar meshkuj u afruan dhe pasoi një përleshje fizike, sipas Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit.
Duke përdorur një pistoletë, të dyshuarit kanë qëlluar disa fishekë në drejtim të grupit, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Kryetarja e Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut të Los Anxhelosit, Janice Hahn po priste një ngjarje për blerjen e armëve, ku banorët mund të shkëmbejnë armët e tyre për kompensim, vetëm disa milje larg nga të shtënat, tha ajo në një postim në Twitter të shtunën.