Salah: Fitoren e thellë do ta festojë me çaj kamomil

Rekordmeni i golave të Liverpool-it, Mohamed Salah, ka deklaruar se do të festojë me çaj pasi shënoi dy herë në fitoren 7-0 ndaj Manchester United.
Me dygolëshine tij kundër United, anësori egjiptian tejkaloi rekordin e Robbie Foëler për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Premier Ligë për “Reds” këtë fundjavë. Megjithatë, pasi shënoi golin e tij të 128-të dhe të 129-të në fitoren 7-0, Salah pranoi se do të festonte në një stil karakteristik dhe shumë modest.
“Është shumë e veçantë. Nuk mund të gënjej. Ky rekord ishte në mendjen time që kur erdha këtu. Pas sezonit tim të parë, gjithmonë e kam ndjekur atë. Kështu që të marrësh atë sot kundër United, me atë rezultat, është e pabesueshme. Kështu që unë do të shkoj në shtëpi të festoj me familjen time, të pi një çaj kamomil dhe të fle!”, tha Salah pas fitores në “Sky Sports”.
Kjo fitore i jep Liverpool-it një shtysë të madhe, pasi ata tani kalojnë në vetëm tre pikë nga Tottenhami i vendit të katërt me një lojë më pak, pasi kualifikimi në Champions League duke shumë më i mundshëm.
Salah jo vetëm që theu rekordin për golat e ligës së Liverpool-it, por ai gjithashtu u bë lojtari i parë i “Reds” që ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi kundër United.

Back to top button