Të shtunën zgjedhet presidenti i ri i Shqipërisë

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë do te zgjedhet të shtunën e 4 qershorit, pasi socialistët kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetëm me votat e saj.
U nevojiten që të digjen 3 raundet e parë me taktika politike dhe tryeza pa rezultate, që PS të ketë mundësinë për te zgjedhur Kreun e Shtetit pa pasur nevojë për votat e opozitës së përçarë.
Në seancën e së shtunës në orën 18:00, emri që do te propozojë mazhoranca i duhen vetëm 71 vota që të marrë postin e Presidentit.
Edhe vete Socialistët janë ende në dilemë se kush do ta zëvendësojë Ilir Metën, por ky mister do te zgjedhet të shtunën në orën 17:00 në mbledhjen e kryesisë së PS të thirrur nga kryesocialisti Rama./oranews

Back to top button