“Të ulet TVSH-ja, Ministria e Tregtisë t’i hap sytë”

Sonte në emisionin “StartUp” në RTV21 u diskutua për industrinë e përpunimit të Pemëve dhe Perimeve në Kosovë.
Hartim Gashi nga Shoqata për Përpunimin e Pemëve dhe Perimeve të Kosovës “PePeKo” tha se Industria e pemëve dhe perimeve vitet e fundit ka pasë zhvillim të hovshëm, por edhe me vështirësi të shumta.

Një prej vështirësive të kësaj industrie u theksua edhe ikja e të rinjëve nga Kosova dhe mungesa e fuqisë puntore, kështu duke e zvogëluar prodhimin.
“Përveç ngritjes së imputeve bujqësore, edhe ikja e të rinjëve po sjell problem”, tha Bekim Ermeni nga “Agrocelina” në Rahovec.

Ndërsa, Agron Krasniqi “Luna sh.p.k” i cili u kthy në Kosovë për të punuar tokën tregon sukseset por edhe problemet me të cilat po përballet biznesi i tij.

Tutje Krasniqi u ankua se TVSH-ja është e lartë në Kosovë, gjë që po iu pamundësohet që pemtë dhe perimet e tyre të shitën në tregun kosovar./21Media

Back to top button