“Të zbatohet edhe marrëveshja për njohjen e diplomave”

Ish-Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e ka quajtur lajm të mirë marrëveshjen e sotme për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka kërkuar që tashmë të zbatohet edhe marrëveshja për njohjen e diplomave.
“Pas kësaj marrëveshje që njeh reciprokisht dokumentet e udhëtimeve, tashmë edhe më e pakuptimtë është zvarritja e zbatimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave universitare.”, ka shkruar Siani në Facebook.

Back to top button