”Teatri është një ambient shumë i ndotur, me pluhur dhe pa rreze dielli”

Sot në emisionin e pasditës ”BonBon”, ka qenë e ftuar aktorja, Sheqerie Buqaj, e cila ka folur në lidhje me jetën e saj profesionale, mirëpo edhe për atë personale.
Buqaj, ndër të tjera ka theksuar se gjendja e teatrit nuk është e mirë, është një ambient shumë i ndotur, me pluhur dhe pa rreze dielli, madje, siç ka thënë ajo, ka pasur raste kur aktorët dhe balerinët janë sëmurë.

Tutje, aktorja ka folur edhe për rolin e vetëharrimit, ku ka theksuar se ka pasur një rezistim. Mirëpo, nuk duhet harruar faktin që ky rol ka një temë shumë të rëndë, që flet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë./21Media

Back to top button