9 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 9 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Viktimat janë nga: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.
Ndërsa janë konfirmuar 195 raste të reja.
Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 109 raste, 10 në Fier, nga 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje dhe Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet si dhe nga 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.
Janë 6 mijë e 952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar./21Media
 

Back to top button