Teatrot në Britani të Madhe mirëpresin “fundin” e masave antiCovid

Grupet teatrore kanë ‘përshëndetur’ vendimin e qeverisë për t’i dhënë fund masave të Planit B, duke e përshkruar atë si një rritje të besimit në industrinë e teatrit.
Lehtësimi i masave do të thotë që nga e enjtja e ardhshme teatrot, klubet e natës dhe ambientet nuk do t’u kërkojnë më njerëzve të tregojnë një test negativ për Covid-19 për të hyrë brenda apo dëshminë e vaksinës.
“Lehtësimi i masave të Planit B, veçanërisht përfundimi i punës së detyrueshme në shtëpi, duhet të sigurojë një nxitje të besimit në industrinë e teatrit pas disa javësh turbulencash dhe pasigurie”, tha shefi ekzekutiv në largim i Teatrit në MB, Julian Bird, transmeton rtv21.tv
Ai shtoi se ndërsa kufizimet u lehtësuan, organet e teatrit do t’u kërkojnë ende të tjerëve që të përdorin maska, në mënyrë që të mbrojnë stafin, interpretuesit dhe anëtarët e tjerë./21Media

Back to top button