9 gra shtatëzëna me Covid-19 të shtrira në spital

Vaksinimi mbetet arma me e fortë kundër Covid-19 për të gjithë pa prejashtim. Kështu mjeket apelojnë që të vaksinohen edhe gratë shtatzëna.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për portalin rtv21.tv ka njoftuar se me dy dozat deri tani janë vaksinuar 9 mijë e 460 gra shtatzëna.
Nga kjo shifër, shumica e grave shtatëzëna janë  vaksinuar me Pfizer.
Gjithsej me dozën e dyte janë vaksinuar 9,460 persona te cilët janë deklaruar si shtatzënë ose gjidhënëse, 119 prej tyre me Astrazeneca dhe 9341 prej tyre me Pfizer”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për rtv21.tv.
Nga ana tjetër, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili, në një pronocim për portalin rtv21.tv ka treguar se në këtë Klinikë tani për tani janë të hospitalizuara 9 gra shtatëzëna me Covid-19, gjendja e të cilave, siç tha ai, është stabile.
Gjendja është stabile nuk kemi asnjë të hospitalizuar që është në gjendje të rëndë”, ka sqaruar Ismaili.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë administruar 4 mijë e 731 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, gjithsej me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799 mijë e 114 persona. Ndërkaq, 43 mijë e 760 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 2 mijë e 199 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh./21Media 
 

Back to top button