“Teen Wolf” film, nga 26 janari 2023 në Paramount +

Seriali “Teen Wolf” u transmetua në MTV nga viti 2011 deri në vitin 2017, dhe ai u bë hit në mesin e shumë dashmirëve të tij.

Së fundmi u realizua edhe filmi që është vazhdimësi e serialit, që u pagëzua “Teen Wolf The Movie”.

Në këtë film me role paraqiten aktorët të cilët janë paraqitur edhe në serial, si Tyler Hoechlin, Tyler Posey e Colton Haynes.

Haynes luan rolin e njeriut-ujk Jackson Whittlemore.

Ky aktor lajmin për lansimin e filmit e bëri të ditur në mediet sociale, ku postoi fotografi nga skenat e xhiruara.

Ngjarja në “Teen Wolf The Movie” zhvillohet 15 vite pas atyre në serial. Tufa e ujqërve kthehet sërish në Bekon Hills për tu përballur me armiqtë e tyre, në një prej betejave më të përgjakshme. Ata ulërijnë sërish, por vetëm njëri prej tyre arrin ti bashkojë aleatët e tij në luftë. Ai është Scott McCall.

Regjinë e filmit “Teen Wolf” e ka bërë Russell Mulcahy e skenarin Jeff Davis.

Ai do të lansohet në Paramount + me 26 janar 2023./21Media

Back to top button
close button