Tejkalim të shpejtësisë, Policia apelon shoferët

Policia e Kosovës ka gjobitur dy shofer dhe u ka hequr patent shoferët për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
Sipas Policisë, njëri rast ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj, dhe shoferi ka qenë i moshës 23 vjeçare të cilit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë i është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre muaj masë mbrojtëse, dhe heqje e patent shoferit.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën masgjistrale Ferizaj – Shtime më saktësisht në fshatin Koshare , ku shoferi ka qenë 47 vjeçar dhe me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, përcjellë rtv21.tv.
Policia i ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse, dënim me 300 euro, 3 muaj masë mbrojtëse dhe heqje të patent shoferit.
Me këtë rast polica ka apeluar tek qytetarët që të repsektojnë rregullat e trafikut.
“Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në komunikatë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?