Tejkaloi shpejtësinë, shoferi gjobitet me para dhe ndalim të drejtimit të mjetit

Shoferi që drejtoi mjetin 173 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h u gjobit me 300 euro. Këtë sot e bëri të ditur Policia, me ç’rast informoi se shoferit iu ndalua për 3 muaj drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.”, informoi Policia përmes Facebook-ut./21Media

No photo description available.
No photo description available.
Back to top button