Teknologjia 5G, Rama-Blinken nënshkruajnë marrëveshje në Bruksel

 
Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi sot në Bruksel, kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin mes dy vendeve në përdorimin e teknologjisë 5G.
Sekretari Blinken tha me këtë rast se partneriteti ndërmjet dy vendeve në të ardhmen do të jetë edhe më i fuqishëm.
“Mendoj se po vendosi një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, për nevojë për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne, të punojmë me shitës të besuar dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i fortë për t’u dërguar të tjerëve”, tha Blinken.
Ai gjithashtu u shpreh mirënjohës për punën e përbashkët që Shqipëria dhe SHBA kanë bërë së bashku përfshirë “Defender 21”.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se për Shqipërinë është krenari që jetë në krah të SHBA dhe e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjes si një moment të rëndësishëm.
“Për mua dhe ne në Shqipëri është një moment i rëndësishëm sepse siç besoj ju e dini kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jo qysh prej disa vitesh dhe u kemi kërkuar vendeve të tjera në rajon që të bëhen pjesë, dhe të gjithë së bashku të bëhemi pjesë për një korridor të sigurt komunikimi dhe ta vëmë atë në duar të qytetarëve dhe institucioneve shqiptare dhe të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tjerë që ndonjëherë janë dashakeqës”, tha Rama.

Back to top button