Austria e fortë për Maqedoninë e Veriut, triumfon me rezultat 3-1

 
Ndeshja e Grupit C të Kampionatit Evropian “Euro 2020” ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar me fitoren e Austrisë me rezultat 3-1.
Austriakët u treguan më këmbëngulës që nga minutat e para të ndeshjes dhe kaluan në epërsi pas 18 minutave lojë.
Rezultatin e barazoi Goran Pandev në minutën e 28’ por kjo ishte gjithçka çfarë arriti të bënte Maqedonia e Veriut.
Në pjesën e dytë Austria shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë përmes Gregortich në minutën e 78 dhe Arnautovicit në minutën e 90’.

Back to top button