Telegram ngushëllimi për familjen Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Mustafa 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Mustafa, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit, Ilir Mustafa.

“Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Ilir Mustafa. Iliri ishte një personalitet dhe aktivist i palodhshëm i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, duke dhënë kontribut të shumanshëm me aktivitetet e tij në Kosovë, por në veçanti pas migrimit të detyruar në Francë”, shkruan në telegramin e kryeministrit, drejtuar familjes Mustafa.

Kryeministri tutje në telegram ka shkruar rreth punës dhe veprimtarisë së Ilir Mustafës duke thënë se ai konsiderohej si njëri prej  përfaqësuesve më të denjë të Kosovës në Francë, shkruan rtv21.tv

“Me punën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të Atdheut në periudhën e sensibilizimit të opinionit botëror për kauzën e drejtë të Kosovës, Ilir Mustafa konsiderohej me të drejtë si një prej përfaqësuesve më të denjë të Kosovës në Francë. Iliri ka dhënë kontribut të madh edhe për Gjilanin përmes aktiviteteve tjera, duke përfshirë angazhimin në kuadër të Asociacionit “Kosova- Ansambël”. E nderuara Familje Mustafa, Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka përfunduar telegramin e tij, kryeministri Mustafa./21Media

Back to top button