Televizioni gjerman realizoi kronikë rreth situatës pandemike në Kosovë

 

 

Televizioni i dytë publik gjerman ZDF, ka realizuar një kronikë rreth situatës pandemike në Kosovë.

Rrëfimi i tyre fillon në Aeroportin e Prishtinës, ku përshkruajnë se ka më pak njerëz se zakonisht, pasi janë të anuluar po thuajse të gjitha fluturimet nga, siç shprehen ata, vendlindja e dytë.

Televizioni rrëfen tutje se bashkatdhetarët tanë pasi takohen me familjarët këtu, harrojnë masat parandaluese antiCovid mendimin se janë në shtëpi.

Në kronikë është intervistuar bashkatdhetari Shkodran Dinaj.

Konstanz dhe fshati Poslishtë në Kosovë janë bota e Shkodranit, puna atje e familja këtu, si çdo verë takohen në fshat me familjarë, por këtë verë ndryshe, fshati i zbrazët“. rrëfen televizioni.

“Për shkak të situatës pak njerëz kanë ardhur sivjet për pushime këtu”, citohet të ketë thënë Shkodrani.

Kosova vend i rrezikut, gati 2 milionë banorë dhe çdo ditë me rreth 12 të vdekur, mungojnë aparatet e frymëmarrjes dhe shtretët në intensivë po thuajsë janë stërmbushur. Në fillim Kosova ishte me masa të rrepta ndalimi të lëvizjës, por pas fillimit të largimit të masave në fillim të muajit qershor filluan të ngriten numrat e të infektuarve“, rrëfen tutje televizioni ZDF.

Pjesë e kronikës është edhe infektologu Sali Ahmeti.

Pas izolimit qytetarët e kanë marë si ndjenjë obligimi të vizitojnë familjarët e tyre pas disa muajve izolim, por pa masa mbrojtëse dhe kjo ka stimuluar zhvillimin e virusit“, është  shprehur Ahmeti.

Gjithashtu edhe vullneti i jetesës kosovare ngase stina e verës konsiderohet koha e ahengjeve dhe muzikës, kemi kaluar kohë më të veshtira. Mos bartja e maskës dhe lëvizja pas orës 22:30 dhe dënim 500 euro, por si duket Policia e Kosovës është e pafuqishme në këtë situatë. Në fshatin e Shkodran Dinajt ashtu kshtu vjen rrallë Policia ngase deri më tash s’ka ndonjë të infektuar në fshat dhe nuk bëhet gjë që përshëndet me dorë shokun e tij Selver Islamaj, pronar i restaurantit të preferuar. 80% më pak të ardhura në restaurant, tregon pronari shkak i mungesës së diasporës dhe dasmat e tyre. Shkodran Dinaj gjatë vizitave të tij po mban distancën aq sa mundet dhe testin do e bëjë patjetër kur kthehet ngase e di se rreziku ekziston, por kohën e tij me familje në vendlindje nuk do ta humb“, përfundon rrëfimin televizioni gjerman./21Media

https://www.zdf.de/nachrichten/heute-in-europa/kosovo-corona-ausser-kontrolle-100.html

Back to top button