Televizioni rus tregon rrënojat – por fajëson Ukrainën

Një muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, disa nga skenat e shkatërrimit në vend kanë gjetur rrugën e tyre në ekranet televizive ruse – duke përfshirë pamjet me dron nga qyteti i rrethuar jugor Mariupol.
Por në vend që të raportonte se ndërtesat ishin shkatërruar nga bombardimet dhe sulmet me raketa ruse disa javë, Kanali 1 i Rusisë pretendoi se përgjegjës ishin “nacionalistët” ukrainas, transmeton rtv21.tv.
“Këto janë imazhe të trishtueshme sigurisht. Një pamje rrëqethëse. Në tërheqjen e tyre, nacionalistët po përpiqen ta rrafshojnë atë me tokë,” tha Olesya Loseva, drejtuese e një emisioni të përditshëm për çështjet aktuale.
“Këto janë zona banimi, shtëpi. Ne mund të shohim edhe tym diku”, shtoi ajo, ndërsa bashkë-prezantuesi i saj tha “Nuk mund ta shikosh këtë me qetësi.”
Zyrtarët dhe mediat ruse kanë pohuar vazhdimisht se forcat ukrainase po kryejnë sulme në qytetet e tyre.
Në fillim të këtij muaji TV rus këmbënguli se Ukraina kishte bombarduar qytetin verilindor të Kharkiv- it si një mënyrë për të nxitur ndjenjat anti-ruse./21Media

Back to top button