6 të vrarë e 15 të plagosur pas sulmit me raketë në Kharkiv

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë mbetën të lënduar pas një sulmi ku raketa ruse goditi një parking në një qendër tregtare në Kharkiv.
Videoja e incidentit, e cila është lokalizuar nga CNN, tregon njerëz që po kujdesen për disa viktima të dukshme në parking.
Mbeturinat mund të shihen të shpërndara nëpër zonë.
Fotot e marra në vendngjarje tregojnë gjithashtu atë që duket të jetë një raketë e futur në rrugë./21Media

Back to top button