Temat kryesore të takimit Kurti-Lajçak

Kryeministri Albin Kurti, sot priti për takimin e radhës, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Siç informoi Qeveria, mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit.
“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajčák për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.​”, u bë e ditur në komunikatë.
Ndryshe, pas takimit me Kryeministrin, i dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta përcaktojnë të dyja vendet e jo ai./21Media

Back to top button