Temperatura deri në 40 gradë celsius në Maqedoni
Në Maqedoninë e Veriut sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 34 deri në 40 gradë celsius. UV-9.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet deri në 19, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 40 gradë.
Deri të mërkurën moti do të jetë shumë i nxehtë. Të mërkurën dhe të enjten gjatë ditës në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në vendet lokale proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit./TV21