Gjendet i vdekur një person, familjarët nuk dyshojnë në askënd

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një vdekje të dyshimtë, që ka ndodhur të hënën rreth orës 16:30, në Lagjja Bergam, Uglarë-Fushë Kosovë.
Një person ka raportuar në Polici se fqinji i tij është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit deklarojnë se viktima shpesh ka konsumuar alkool”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është nën hetime./21Media

Back to top button