Kaloni te përmbajtja kryesore

Temperatura pranverore të premten në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parasheh se gjatë ditës së premte në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm me ditët e kaluara.
Sipas njoftimit të IHK-së, edhe gjatë të premtes temperaturat në mesditë do të jenë pothuajse pranverore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, thuhet më tej në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button