Temperaturat deri në 16 gradë celsius këtë vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë sot dhe nesër do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi gadishullin e Ballkanit që nga java e dytë e muajit.
Sipas institutit, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm.
“Temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.

Back to top button